Ballina Ekonomi

Normat e interesit të depozitave në lekë zbritën në 1.41%

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Normat mesatare të interesit për depozitat në Lekë të individëve pësuan rënie në muajin prill.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lekë për individët për prillin zbriti 1.41%, nga 1.46% që kishte qenë në muajin mars.

Normat e interesit të depozitave filluan të rriteshin pas ndryshimit të kursit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, në mars të vitit të kaluar. Rritja u nxit sidomos nga një zgjerim i shpejtë e yield-eve të bonove të thesarit të qeverisë shqiptare, që tërhoqi një rritje të fortë të investimeve direkte të individëve dhe krijoi më shumë konkurrencë për kursimet e publikut.

Kjo bëri që interesi mesatar për depozitat e reja të rritej në mënyrë të vazhdueshme deri në nivelin 1.54%, në janar të këtij viti.

Por, rënia e yield-eve të bonove dhe obligacioneve në gjysmën e parë të këtij viti po reflektohet në frenimin e rritjes së normave të interesit të depozitave.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e besimit
Artikulli tjetërFesta e Kurban Bajramit, politikanët urojnë besimtarët myslimanë