Ballina Aktualitet

Nikolla: Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e besimit

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit!

Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura.

Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkroi në urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin
Artikulli tjetërNormat e interesit të depozitave në lekë zbritën në 1.41%