Ballina Ekonomi

Rritet shkalla e punësimit tek të rinjtë

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 58 %.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot Anketën e Forcave të Punës për tremujorin e parë të këtij viti, sipas të cilit, ky tregues është rritur me 2.8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, dhe me 1.2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e katërt 2022.

Ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22.5 %.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 1.8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, ky tregues është rritur me 1 pikë përqindje.

Sipas INSTAT-it, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 69.3 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht joaktivë, 3.6 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkademia e Shkencave: Arben Merkoçi, kryetar i ri i grupit të punës për ERA-n
Artikulli tjetërGJERMANI – 1,4 miliardë dollarë dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit