TIRANË, 18 maj/ATSH/ Monedha europiane euro si dhe dollari amerikan humbën pikë në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 112.38 lekë, duke shënuar një rënie me 1.05 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, dollari amerikan u këmbye sot me 103.91 lekë duke humbur 0.79 pikë në kursin e këmbimit me lekun.
Ekspertët e agjencive të këmbimit valutor bëjnë të ditur se lëvizjet e euros lidhen kryesisht me faktorë psikologjikë.
Një euro e dobët ndikon negativisht në sektorët eksportues të ekonomisë, sepse ul të ardhurat e tyre të shprehura në monedhën vendase, duke ushtruar trysni mbi marzhet e fitimit dhe mbi konkurrueshmërinë.

/r.e/























