BRUKSEL, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Më shumë se një vit pas shpërthimit të luftës, shumica e qytetarëve të BE-së mbeten në favor të sanksioneve dhe të ndërprerjes së marrëdhënieve ekonomike me Rusinë, u bë e ditur nga fondacioni ”Aleanca e demokracive”, në edicionin e gjashtë të Indeksit të tij të Perceptimit të Demokracisë, i kryer me mbi 50 000 persona në mbarë botën.
Ndër mbështetësit më të vendosur të sanksioneve kundër Moskës janë polakët dhe britanikët, me mbi 70% të të pyeturve.
E vakët mbetet mbështetja nga italianët, mes të cilëve pak më shumë se 55% mbeten të bindur se është i drejtë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Moskën.
Zëra unikë jashtë korit në BE janë qytetarët e Greqisë dhe Hungarisë.
Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara, opinioni është i kundërt jashtë BE-së ku, përveç SHBA-së, qytetarët e vendeve të mëdha preferojnë të ruajnë marrëdhëniet ekonomike me Moskën.
Mendimi është më i përhapur veçanërisht në Kinë, ku është mbi 50% e popullsisë thotë se është në favor të ruajtjes së marrëdhënieve ekonomike me Rusinë./ a.jor.























