Ballina Bota

INDONEZI – 384 viktima pas tërmetit në ishullin e Sulavesit

XHAKARTA, 29 shtator /ATSH-AFP/ – Të paktën 384 persona humbën jetën nga tërmeti shkatërrimtar që goditi ishullin indonezian të Sulavesit, tha sot një zyrtar indonazian.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë Rihter tronditi dje ishullin e Sulavesit, në qendër të Indonezisë, njoftoi instituti amerikan USGS ndërkohë që agjencia e menaxhimit të katastrofave lëshoi alarmin për cunami.

Tërmeti me një thellësi prej 10 kilometrash goditi qendrën e ishullit disa orë pas një tronditje./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTunelet panoramike të Pogradecit, nga trajektoret më të bukura turistike të rajonit
Artikulli tjetërFatkeqësitë natyrore, seminari me ekspertë nga SHBA, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria