Fatkeqësitë natyrore, seminari me ekspertë nga SHBA, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria

TIRANË,29 shtator /ATSH- I. Vata/ – Seminari dy ditor me fokus përmbytjet ka bërë bashkë ekspertë nga SHBA, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëri, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë .

Në faqen e ambasadës amerikanë në Shqipëri, thuhet se “Ekspertë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Maqedonia, Italia dhe Kosova morën pjesë në një seminar dy ditor mbi përgjigjen në raste përmbytjesh”.

Seminari kishte për qëllim ndarjen e eksperiencave dhe përvojës në rast të fatkeqësive natyrore.

“Gjatë seminarit, ekspertë nga Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe Gardës Kombëtare të New Jersey, ndanë mësimet e përfituara nga përvoja e tyre me fatkeqësitë natyrore në Shtetet e Bashkuara”, shprehet ambasada. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.