Tunelet panoramike të Pogradecit, nga trajektoret më të bukura turistike të rajonit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2114348068595998/

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Projekti i tuneleve panoramike të liqenit të Pogradecit, i jep Shqipërisë një nga trajektoret më të bukura turistike të rajonit.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa inspektoi punimet që po kryhen në këtë aks me rëndësi edhe për zhvillimin e turizmin në rajonin e Pogradecit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të tuneleve panoramike të liqenit të Pogradecit, i bindur që me këtë projekt i kemi dhënë Shqipërisë një nga trajektoret më të bukura turistike të rajonit, ju uroj një fundjave sa më të qetë”, shprehet Kryeministri.

Rama tha se, projekti u ribë nga e para dhe u rifinancua për të bërë të gjitha shpronësimet që e kishin lënë zonën me gjithë ato godina dhe rruga faktikisht bëhej jo turistike, por si korridor mes ndërtimeve pa leje.

“Ndërhyrjet lart në kodër ishin të domosdoshme, ndryshimi i mureve për të krijuar gjithë këtë vijën panoramike dhe për të krijuar plazhin po ashtu. Do të jetë spektakolare, edhe tursitët që kanë ardhur kanë pasur impresionet më të mira”, tha Rama.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri shprehu bindjen se “kjo mund të jetë nga rrugët më të bukura që mund të ketë rajoni rreth liqenit të Ohrit”.

Rruga do të ketë edhe një trotuar gati 1 km dhe me gjerësi 3.5 metër. Ajo do të jetë me ndriçim dhe me të gjithë elementët urbanë./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.