Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 10 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 371 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 9 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 116 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,541 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 371

Testime totale 2,031,599
Raste pozitive 333,253
Raste të shëruara 329,541
Raste Aktive 116
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 98
Vlorë 4
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 2
Berat. 1

/k.s/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV- BE premton 450 milionë euro në ndihma për Ukrainën
Artikulli tjetërTransferet më të shtrenjta të merkatos dimërore