Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 10 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 388 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan 6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnjë, Vlorë, Kuçovë.

Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 388

Testime totale 2,031,228
Raste pozitive 333,243
Raste të shëruara 329,532
Raste aktive 115
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 9
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 1
Berat. 1

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Porti i ri tregtar në Porto Romano, i shërben të gjithë rajonit
Artikulli tjetërSHBA – Dërgimi i raketave ”Glsdb” në Ukrainë alarmon Moskën