Ballina Aktualitet

14 maji, Koçi: PS, fuqi e pakonkurrueshme organizative

TIRANË, 25 janar/ATSH – I. Vata/ Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaroi sot se, PS ka nisur përgatitjet organizative të të gjitha strukturave për zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë televizive, duke folur për organizimin e zgjedhjeve të 14 majit, Koçi tha se, Partia Socialiste ka vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e vetë organizative.

“Pra gjithë burimet e veta njerëzore janë në lëvizje, të gjitha strukturat, organizatat, shtabet elektorale, të deleguarit dhe koordinatorët në bazë blloqesh apo lagjesh në qytete dhe në bazë fshatrash në njësitë administrative”, tha ai.

I pyetur në lidhje me administratën publike, Koçi tha se, ne kemi strukturat tona organizative dhe nuk kemi nevojë për ndihma nga njerëz që nuk janë pjesë e këtyre strukturave dhe që mund ti imponosh nëpërmjet vendit të punës.

“Ne kemi struktura të zgjedhura dhe që janë ndër vite të stërvitur me çështje elektorale sidomos me skanimin e listave. Ne sapo shpallen listat i skanojmë. Marrim çdo zgjedhës me radhë duke bërë verifikimet dhe takimet me zgjedhësit”, theksoi ai.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Tajani: Po punojmë për të ulur në një tryezë rusët dhe ukrainasit
Artikulli tjetërBetohet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj