Ballina Ekonomi

74 % e eksporteve shqiptare, drejt BE-së

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 61.3 %, të gjithë tregtisë.

Referuar të dhënave të raportit të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, në nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 7.1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53.7 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.4 %), Turqia (9.3 %), Kina (5.9 %) dhe Greqia (5.7 %).

Për periudhën njëmbëdhjetëmujore shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59.8 % të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar – nëntor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52.3 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (2.5 %), Turqia (8.5 %), Greqia (7 %) dhe Gjermania (6.4 %).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (38.6 %), Gjermani (67.6 %) dhe Greqia (18.5 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (1.1 %) dhe Spanja (6.2 %).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (7.4 %), Turqia (36.9 %) dhe Greqia (22.4 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (11.2 %), Rusia (20.9 %) dhe Zvicra (34 %). /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Xhubleta e gjithë njerëzimit, jo vetëm e jona
Artikulli tjetërTurqia dhuron servera dhe pajisje të ruajtjes së të dhënave për Policinë