Ballina Flash

FSDKSH: Rreth 86 mijë pacientë diabetikë përfituan barna falas

?

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Nga janari i këtij viti deri tani 85 920 pacientë kanë përfituar nga rimbursimi i barnave për trajtimin e diabetit.

Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, ku ndër të tjera ekspertët thonë se diabeti është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiake, verbimit, amputimeve, sëmundjes së veshkave dhe vdekjes së parakohshme.

“Në buxhetin 2023 është parashikuar që fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç”, theksoi FSDKSH.

Për herë të parë në vitin 2018, u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç. Ndërsa në 2023 do të jenë falas edhe për të moshuarit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet Edith Durham, “mbretëresha e maleve”
Artikulli tjetërVijon sistemimi i rrugëve brenda lagjeve në kryeqytet