Ballina Ekonomi

Gjirokastër, AKU ndëshkon 14 subjekte

TIRANË, 30 tetor/ ATSH/ Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Gjirokastrës.

Kontrollet u kryen në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, prodhimit dhe përpunimit të ëmbëlsirave si dhe magazinave frigoriferike.

AKU njofton se në këto subjekte janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, mungesë të sistemit HACCP dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 26 masa administrative gjobë në vlerën 3,850,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 585 kokrra vezë, 174.205 kg produkte të ndryshme dhe 24 l produkte të ndryshme ushqimore të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët se do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin, për sigurinë ushqimore në mbrojtje të shëndetit publik.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Agro Gramshi”, festivali i parë i bujqësisë për promovimin e produkteve lokale
Artikulli tjetërGjirokastër, nis vaksinimi falas kundër gripit stinor