Ballina Flash

Gjirokastër, nis vaksinimi falas kundër gripit stinor

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur vaksinimi falas kundër gripit stinor, i garantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

Lajmi u bë i ditur nga MSHMS, e cila thekson se “kombinimi i vaksinës së gripit dhe vaksinës kundër COVID-19 rekomandohet gjatë muajve të dimrit për imunizimin e personave me risk të lartë”.

Kjo vaksinë rekomandohet për grupmoshat mbi 60 vjeç, personelin shëndetësor, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike.

MSHMS i bën apel qytetarëve të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u mbrojtur nga gripi sezonal dhe COVID-19.

Sipas MSHMS, 270 mijë doza të vaksinave kundër gripit tashmë kanë mbërritur dhe po shpërndahen në gjithë qendrat shëndetësore anë e mbanë vendit.

Në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin ka nisur prej 27 tetorit vaksinimi falas kundër gripit stinor, i cili do të kombinohet njëherësh me vaksinën përforcuese kundër COVID-19.

/k.s/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, AKU ndëshkon 14 subjekte
Artikulli tjetërPërfundon digjitalizimi i arkivave të pasurive të paluajtshme në Lushnjë