Ballina Flash

​Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton raportin për Kosovën

PRISHTINË, 18 tetor /ATSH/ Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë do të diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të planifikuar për sot.

Prezente në këtë seancë do të jetë ministrja e Punëve të Jashtme te Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të paraqesë arritjet e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Po ashtu, në këtë seancë do të jetë edhe përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Në raport përmendet retorika e ashpërsuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren, duke aluduar natën e 31 korrikut, si arsye për mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet duke filluar nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmirësohet infrastruktura e banesave për 12 familje në nevojë në Korçë
Artikulli tjetërPaketa fiskale 2023, kufizime në gjendjen e arkës