Ballina Aktualitet

Shqipëria, Italia e Kosova, bashkëpunim kundër terrorizmit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Drejtoritë përkatëse antiterrorizëm të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës zhvilluan sot një takim të nivelit të lartë në Tiranë.

Delegacionet e Policisë italiane dhe kosovare u pritën nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

Bashkëpunimi mes tre vendeve i shërben rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë kombëtare.

Eksplorimi i fushave të reja të bashkëpunimit dhe vazhdimi i takimeve në nivele teknike ishin qëllimet e takimit mes tri forcave policore.

Gjatë takimit, Vocaj evidentoi marrëdhëniet e mira të vendosura mes palëve në këtë kuadër dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet strukturave kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të të 3 vendeve.

Ky është takimi i 6-të i këtij grupi pune, i cili ka mundësuar një bashkëpunim mjaft frytdhënës mes palëve.

Realizimi i takimit u mbështet nga Projekti IPA 2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa fiskale 2023, propozohet unifikimi i akcizës së birrës
Artikulli tjetërSUEDI – Kristersson arrin marrëveshjen për formimin e qeverisë së djathtë