Ballina Bota

SHBA – Biden: Putini e ka llogaritur plotësisht gabim pushtimin e Ukrainës

UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha për CNN se ai beson se presidenti rus, Vladimir Putin e ka vlerësuar gabim luftën e tij kundër Ukrainës.

“Unë mendoj se Putini është një aktor racional që i ka bërë llogaritë gabim”, tha Biden në një intervistë për CNN .

Presidenti amerikan tha se, ndërsa ai beson se Putini po vepron në mënyrë racionale, objektivat e liderit rus në Ukrainë nuk ishin racionalë.

“Nëse e dëgjoni fjalimin e tij, pas ai shpalli vendimin për të pushtuar Ukrainën, ai foli për të gjithë idenë…se ai duhej të ishte lideri i Rusisë që bashkonte të gjithë rusishtfolësit”, tha Biden për CNN.

“Unë thjesht mendoj se objektivi i tij është irracional”, shtoi ai.

“Mendoj se fjalimi, objektivat e tij nuk ishin racionalë… Ai mendoi se do të pritej krahëhapur, dhe se kjo ishte shtëpia e Nënës Rusi në Kiev dhe ai do të mirëpritej. Mendoj se Putini e ka llogaritur plotësisht gabim pushtimin e Ukrainës”, tha presidenti amerikan, Biden.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARRSH: Asnjë problem me qarkullimin për shkak të reshjeve
Artikulli tjetërKushi-Granoff diskutojnë ecurinë e projekteve të përbashkëta në arsim