Ballina Flash

Kushi-Granoff diskutojnë ecurinë e projekteve të përbashkëta në arsim

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim kreun e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim The_AADF, Michael Granoff.

Gjatë takimit Kushi dhe Granoff diskutuan rreth ecurisë së projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, si Shkolla e Drejtorëve, Junior Achievement Albania, TIK në klasën e parë dhe 100 smart labs, Inteligjenca Artificiale për të rinjtë, etj.

Ministrja Kushi shprehu mirënjohjen ndaj AADF për kontributin e vyer ndër vite në fushën e arsimit, me objektivin e përbashkët rritjen e cilësisë në arsim.

Në 18 maj të këtij viti Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë” (Intel® AI for Youth).Ky projekt ka për qëllim të rrisë aftësitë që lidhen me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale tek nxënësit shqiptarë, të moshës nga 13 deri 19 vjeç.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Putini e ka llogaritur plotësisht gabim pushtimin e Ukrainës
Artikulli tjetër​Mehaj takon Eskobarin: Destinacion final, anëtarësimi në BE dhe në NATO