Ballina Flash

Në Durrës u rindërtuan 17 shkolla e kopshte

TIRANË, 11 shtator/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga një tjetër objekt arsimor i rindërtuara pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019.

Rama shprehet se në Durrës çerdhja numër 3 e rilindur pas rrënimit hap dyert nesër me kushte dinjitoze edukimi dhe zbavitjeje për 150 fëmijë.

Kreu i Ekzekutivit nënvizon se janë 17 shkolla e kopshte të rilindura pas rrënimit, ku 7993 nxënës do të zhvillojnë mësim në kushte bashkëkohore dhe me standarde evropiane.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Më shumë vëmendje për princat William dhe Harry se sa për mbretin Charles III
Artikulli tjetërFOKUS – Albanese përjashton mundësinë e referendumit pas vdekjes së Elizabeth II