Ballina Aktualitet

Miratohet Akti Normativ për rishikimin e buxhetit

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Kuvendi miratoi sot Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit.

Akti normativ nr. 12, datë 29.7.2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2021,“Për buxhetin e vitit 2022””, të ndryshuar, u votua me 71 vota pro dhe 38 kundër.

Kuvendi gjithashtu miratoi sot me 104 vota pro dhe 2 kundër Aktin normativ nr. 11, datë 29.7.2022, “Për disa shtesa në ligjin nr. 8926, datë 22.7.2022, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre””.

Kuvendi miratoi me 107 vota pro edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 12/2022 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe miratimin e përbërjes të tij, ndryshuar me vendimin nr. 48/2022””.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 98 vota pro, 1 abstenim dhe 2 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian””.

Kuvendi miratoi me 100 vota pro dhe 1 kundër projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi pret Hohmann: Përshpejtim i rrugës së anëtarësimit në BE
Artikulli tjetërMerkel boton librin për jetën e saj personale dhe politike