RIGË, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Lituania i ka ofruar Ukrainës një sasi obusësh “Howitzer” 105-milimetrash nga rezervat e ushtrisë, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas në një postim në Facebook.
Kjo dërgesë i shtohet ndihmës ushtarake me vlerë 180 milionë euro (179 milionë dollarë) e ofruar nga Lituania që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt.
Deri më tani, Lituania i ka siguruar Kievit raketa kundërajrore “Stinger”, armë kundërajrore dhe mortaja.//a.i/












