TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përgëzoi sot Policinë e Tiranës që arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura.
“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura”, u shpreh Çuçi në një postim në rrjetet sociale.
“Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, theksoi Çuçi.
Policia arrestoi sot autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, Arsen Muskurti, i cili qëlloi për vdekje vëllanë e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.
/j.p/r.e/





















