Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 446 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 1532 testime, 446 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe janë 549 të shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 151 në Tiranë, 22 në Lushnjë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamzë, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vaun e Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë-Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë.

Janë 3,119 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (30 gusht 2022)

Raste të reja ditore                446

Të shëruar në 24 orë             549

Të shtruar në spitale               15

Humbje jete në 24 orë              0

Testime ditore                       1532

Testime totale                     1,961,001

Raste pozitive                      327,871

Raste të shëruara                321,170

Raste aktive                           3,119

Humbje jete                            3,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                     1,465

Fier                         335

Elbasan                    214

Shkodër                   207

Korçë                        207

Durrës                      205

Vlorë                         156

Gjirokastër                 118

Berat                          95

Lezhë                         55

Dibër                          51

Kukës                         11

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Të vendosur për të goditur krimin
Artikulli tjetërBerisha: Varfëria ekstreme, u katërfishua