Ballina Aktualitet

Çuçi: Të vendosur për të goditur krimin

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përgëzoi sot Policinë e Tiranës që arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura”, u shpreh Çuçi në një postim në rrjetet sociale.

“Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, theksoi Çuçi.

Policia arrestoi sot autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, Arsen Muskurti, i cili qëlloi për vdekje vëllanë e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Fotografi Luka Mjeda do të sjellë në shqip veprën e arkitektit Andrija Alesi
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 446 të infektuar në 24 orët e fundit