Ballina Flash

Kushi: Shqipëri-SHBA, projekte të përbashkëta në arsim

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Chad Twitty dhe Amanda Roberson, me të cilët diskutoi rreth projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit.

Gjatë takimit të organizuar në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ambasadës së SHBA, Kushi i falënderoi ata për ofrimin e bursave të studimit për të rinjtë shqiptarë në programe pasuniversitare në universitetet më prestigjioze amerikane.

“Këta të rinj kur kthehen japin kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e vendit”, tha Kushi në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Kushi u shpreh se “prioritet në vijim do të jenë edhe programet e edukimit dhe trajnimit përmes ekspertëve amerikanë, veçanërisht për trajnimin e mësuesve të gjuhës angleze, tashmë që kjo është përfshirë në kurrikulat tona arsimore për nxënësit në të gjitha shkollat që në klasën e parë”.

“Mirënjohje për ambasadën e SHBA-së në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme që jep në fushën e arsimit”, tha Kushi.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nis puna në segmentin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, impakt ekonomik e social
Artikulli tjetërBRUKSEL – Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së mblidhen për të diskutuar ndihmën për Ukrainën