TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Bashkia e Durrësit po vazhdon investimet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, duke lehtësuar kështu jetën e banorëve.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi sot punimet që po kryhen në rrugën “Frang Bardhi”, e cila sapo është asfaltuar së bashku me një pjesë të rrugës “Mbreti Pirro”.
Sako bisedoi edhe me banorët e zonës të cilët kishin si kërkesë kryesore rikonstruksionin e këtyre rrugëve.
Sipas saj, rehabilitimi i tyre përfshin sistemimin e kanalizimeve, asfaltimin në një sipërfaqe 1046 metër katror, 390 metër katror trotuare ndërkohë që do të vendosen sinjalistikat horizontale dhe vertikale, pemë, stola dhe ndriçimi me teknologji LED.
“Rikonstruksioni i këtyre rrugëve lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben banorëve të kësaj zone”, tha ajo.
/m.m/r.e/






















