Ballina Flash

​871 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/- Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk ka pasur ndonjë të vdekur nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 341 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 263.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 253 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Zjarre të pakontrolluara përfshijnë Samosin
Artikulli tjetërMeta: Forcim i partneritetit strategjik me Turqinë në interes të sigurisë