Ballina Bota

GREQI – Zjarre të pakontrolluara përfshijnë Samosin

ATHINË, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Një zjarr i madh pyjor në ishullin grek të Samosit u rindez për të dytën ditë radhazi sot, pasi zjarrfikësit dhe vullnetarët luftuan me flakët gjatë gjithë natës.

”Në agim, helikopterët dhe avionët zjarrfikës rifilluan punën e tyre”, njoftoi sot brigada e zjarrfikësve.

Ushtria dhe qeveria lokale po japin mbështetje me pajisje dhe cisterna uji.

Dje, një helikopter u rrëzua në det gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit.

Dy nga katër pasagjerët humbën jetën në aksident.

”Ata ishin një rumun dhe një grek”, njoftoi transmetuesi shtetëror grek, ERT.

Erërat e forta po vështirësojnë punën e zjarrfikësve./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKallëzimet për zgjedhjet, Kryeprokurori: 52 persona u dërguan për gjykim, 46 të dënuar
Artikulli tjetër​871 raste të reja me COVID-19