PARIS, 20 qershor /ATSH-DPA/ – Partia e qendrës e presidentit francez Emmanuel Macron, ”La République en Marche” (LREM) u godit politikisht të dielën, pasi humbi një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare Franceze, duke ndërlikuar ndoshta axhendën e mandatit të dytë të presidentit të sapozgjedhur.
”Rezultatet treguan se LREM (‘La République en Marche’) fitoi 245 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare”, njoftoi sot Ministria e Brendshme franceze, pas përfundimit të votimit.
Një shumicë absolute do të kërkonte 289 vende.
Pavarësisht se fitoi garën presidenciale franceze në fillim të këtij viti me një shumicë të ngushtë, Macron shpresonte për një demonstrim force parlamentare në zgjedhjet e së dielës.
Tani, megjithatë, pavarësisht se LREM ka marrë bllokun më të madh të vendeve, presidentit francez do t’i duhet të krijojë aleanca legjislative nëse ai shpreson të ndryshojë ndonjë pjesë të axhendës së tij.
“Si forca qendrore e Asamblesë Kombëtare, ne duhet të marrim një përgjegjësi të veçantë. Ne do të punojmë nga nesër për të ndërtuar një shumicë të aftë për veprim,” tha kryeministrja Élisabeth Borne. /os/












