Ballina Bota

SHBA – Sërish viktima pas të shtënave në Oklahoma

NJU JORK, 2 qershor /ATSH-DPA-ANSA/ – Të paktën katër persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën gjatë një të shtëne masive në një ndërtesë mjekësore në Tulsa, Oklahoma, tha policia amerikane.

Autoritetet thanë se autori i armatosur kishte vdekur gjithashtu.

Nuk ishte e qartë nëse ai vdiq pas një vetëvrasjeje të mundshme apo u vra nga policia.

Policia përshkroi një skenë “katastrofike” në poliklinikën ”Natalie”, rreth 10 kilometra në jug të qendrës së qytetit Tulsa.

”Ndërtesa kishte qindra njerëz brenda kur personi i armatosur hapi zjarr”, tha policia, duke shtuar se nuk mund të siguronte një numër përfundimtar të viktimave të plagosur.

Ndërtesa u mbyll pasi oficerët shkuan kati më kat për të evakuuar njerëzit dhe për të konfirmuar se kishte vetëm një hapje zjarri.

Policia nuk ka njoftuar ende motivet e mundshme të të shtënave./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMBZHR masa për pastrimin e lumit Devoll, në ruajtje të tokave bujqësore
Artikulli tjetërHapen 2000 metra në tunelin e Llogorasë