Ballina Ekonomi

Hapen 2000 metra në tunelin e Llogorasë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Në kantierin e tunelit të Llogorasë vijon puna me ritme të larta për ndërtimin e tij, ku deri tani janë hapur mbi 2000 metra.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po bëhet për ndërtimin e këtij tuneli.

“Në tunelin e Llogorasë punimet po avancojnë çdo ditë e më shumë”, tha Balluku.

Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bëjë që kjo rrugë të përshkohet për 7-10 minuta.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Sërish viktima pas të shtënave në Oklahoma
Artikulli tjetërMbyllet hetimi për gjyqtaren Anila Guri, vendimi më 10 qershor