TIRANË, 11 prill/ATSH/ Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit të ndërtimit të rrugës “Mbikalimi TEG- dhe rrugët lidhëse të tij”, Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se do të nisin punimet në rrethrrotullim, në km 0+225 deri km 0+375 të rrugës kryesore dhe deri në profilin 4 të Unazës Lindore.
Për të realizuar punimet në rrethrrotullim ARRSH theksoi se duhet që të devijohet trafiku në për një periudhë njëjavore, nga data 15 deri 22 prill.
Sipas ARRSH-së, punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth, për intervalin kohor nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
“Mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut”, ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës. Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”. Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës”, bën të ditur ARRSH.

/r.e/





















