Ballina Flash

Operacioni “Faqet Online”, arrestohen 15 shtetas

TIRANË, 11 prill /ATSH – I. Vata/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar sot operacioni policor i koduar “Faqet Online” duke bërë të mundur ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për 15 shtetas dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “ Faqet Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: E. I., 39 vjeçe, K. V., 34 vjeç, E. K., 30 vjeç, J. Q., 38 vjeç, P. Rr., 35 vjeçe, E. K., 34 vjeçe, E. Xh., 33 vjeçe, E. R., 41 vjeçe, A. D., 33 vjeçe, G. Ll., 30 vjeç, J. K., 31 vjeçe, S. R., 38 vjeçe, Sh. P., 52 vjeç, B. B., 56 vjeç, R. Gj., 27 vjeçe, administratorë të faqeve të ndryshme online.

Gjithashtu, Policia njofton se u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 22 vjeç, M. B., 32 vjeç, A. S., 32 vjeç, M. G., 36 vjeç, E. Ç., dhe E. Z.

“Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunime te mbikalimi i TEG-ut, ARRSH devijon trafikun
Artikulli tjetërBashkia e Tropojës shtron me asfalt udhën hyrëse të Parkut Turistik të Valbonës