TIRANË, 29 mars /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin Luigi Soreca, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Delegacionit të BE në Tiranë.
Meta theksoi në takim domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE.
“Çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona, ashtu edhe për vetë BE”, theksoi Meta.
“Në kontekstin e zhvillimeve të fundit, evidentova rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme dhe sigurisë së Shqipërisë me atë të BE, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë”, u shpreh Meta.
/a.a/r.e/












