TIRANË, 16 mars/ATSH/ Shitjet në sektorin e prodhimit që përfshin industrinë nxjerrëse dhe atë përpunuese, energjinë elektrike, furnizimin me ujë, trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve si dhe ndërtimin, në tremujorin e katërt 2021 shënuan rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar pozitivisht te shumë sektorë të ekonomisë në Shqipëri, pas bllokimit dhe kushtëzimit të ekonomisë në 2020.
“Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i prodhimit dhe fondit të pagave shënuan rritje respektivisht 17,7 % dhe 11.2 %, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,5 %”, bën të ditur INSTAT.
/r.e/























