Ballina Flash

Shkodër, bashkia marrëveshje me Caritas për punësim të personave “PAK”

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Bashkia e Shkodrës firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritas Shqiptar, në kuadër të projektit A.C.C.E.N.T – Aksesueshmëri, ndërgjegje qytetare, punësim i personave me aftësi të kufizuara, që po zbatohet në Mal të Zi dhe Shqipëri falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, përmes programit të IPA 2 të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi 2014-2020.

Objektivi kryesor i projektit është rritja e punësimit dhe shanseve për punësim për personat me aftësi të kufizuara (PAK) në zonën ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Një nga aktivitetet e planifikuara të projektit A.C.C.E.N.T është zbatimi i një programi praktike profesionale për personat me aftësi të kufizuara.

Programi i praktikës profesionale siguron një mundësi që personat me aftësi të kufizuara të zhvillojnë shprehitë e tyre profesionale, të fitojnë përvojë pune dhe të kuptojnë më mirë detyrat e një pune të veçantë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta në Forumin e Maltës: Të punojmë pa u lodhur për paqe
Artikulli tjetërBroja protagonist absolut në Angli, Muçi shënon në Poloni