Ballina Bota

FOKUS – Perëndimi përgatit sanksionet, Rusia e hapur për bisedime

MOSKË, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Ndërkohë që Perëndimi po përgatit sanksionet kundër Moskës, Rusia deklaroi se dëshiron të angazhohet në diplomaci në lidhje me të ardhmen e Ukrainës, edhe pas njohjes së dy rajone të shkëputura si të pavarura.

“Ne theksojmë se edhe në momentet më të këqija, jemi të përgatitur për procesin e negociatave”, theksoi Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

”Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov shpreson të takohet me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken të enjten”, theksoi ajo.

Dy zyrtarët e lartë duhej të diskutonin edhe mbi një samit të mundshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA Joe Biden.

Megjithatë, është e paqartë nëse një samit i tillë është planifikuar pas veprimeve të Rusisë.

SHBA po udhëheqin gjithashtu shumicën e vendeve perëndimore në zbatimin e sanksioneve të rënda ndaj Rusisë.

Perëndimi akuzon Putinin se ka shpikur argumente për të justifikuar veprimet e tij, bazuar në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka e Shqipërisë bleu 7.45 milionë euro
Artikulli tjetërSHBA – Blinken: Vendimi rus një akt i turpshëm