Ballina Aktualitet

Xhaçka: Bavaria, mbështetje ndaj Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në Mynih të Gjermanisë, ku zhvilloi një takim me ministren e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml.

Xhaçka vlerësoi në takim mbështetjen e Bavarisë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Xhaçka u shpreh se në takim u konfirmua bashkëpunimi i frytshëm mes dy vendeve dhe u shpreh optimizmi për zgjerimin e lidhjeve në të gjithë fushat në të ardhmen.

“Diskutim miqësor me Ministren e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml, gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Vlerësova mbështetjen e Bavarisë ndaj Ballkanit Perëndimor. Konfirmuam bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve dhe shprehëm optimizmin për zgjerimin e lidhjeve tona në të gjithë fushat në të ardhmen”, u shpreh Xhaçka në një postim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj dhe ambasadori japonez, Mitsuyuki në ekspozitën me fotografi nga Japonia
Artikulli tjetërSoreca: Shtim i përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit