Ballina Aktualitet

Soreca: Shtim i përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca mori pjesë sot në një takim me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë.

Soreca theksoi në takim rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, që theksoi ai, do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare.

Ai nënvizoi se Evropa është këtu për të mbështetur Shqipërinë.

“Takim i frytshëm sot me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë, me ftesë të kryenegociatorit Zef Mazi. Theksova rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, që do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare. Evropa është këtu për të mbështetur Shqipërinë”, u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca në një postim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka: Bavaria, mbështetje ndaj Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërREPUBLIKA ÇEKE – Qeveria e re prezanton planin e shtrënguar të shpenzimeve