BERLIN, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjermania u bë vendi i fundit që këshilloi qytetarët e saj në Ukrainë që të largohen nga vendi, pasi frika rritet për një pushtim të mundshëm rus në ditët në vijim.
“Nëse jeni aktualisht në Ukrainë, kontrolloni nëse prania juaj është rreptësisht e nevojshme. Nëse jo, largohuni”, njoftoi Ministria e Jashtme gjermane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan dje se besojnë se Rusia mund të organizojë një inkursion ushtarak të fqinjit të saj së shpejti, një pretendim që Moska e mohon.
Krahas SHBA-së, Britania e Madhe, Danimarka, Letonia, Estonia, Australia dhe Zelanda e Re u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre në Ukrainë që të largohen nga vendi./ a.jor.












