TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Pas shortit të hedhur KQZ miratoi renditjen në fletën e votimit të subjekteve zgjedhore në 6 bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.
Bashkia Shkodër:
- “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
- “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
- “Partia Demokratike” (PD)
Bashkia Dibër:
- “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
- “Partia Demokratike” (PD)
- “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
- “Lëvizja e Re” (LRE)
Bashkia Durrës:
- Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
- “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
- “Partia Demokratike” (PD)
Bashkia Vorë:
- Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
- “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
- “Partia Demokratike” (PD)
Bashkia Rrogozhinë:
- “Partia Demokratike” (PD)
- “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
- Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
Bashkia Lushnjë:
- “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
- “Partia Demokratike (PD)
- “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi modelet e dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme.
Gjithashtu, ai shqyrtoi kërkesën e subjektit zgjedhor “Lëvizja e Re” për regjistrimin e kandidatit për kryetar në bashkinë Durrës, Jonid Robert Nano për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri konstatoi se dokumentacioni i depozituar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja e Re”, për regjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie, në bashkisë Durrës, Jonid Rober Nano, nuk është në përputhje me parashikimet e nenit 68, pika 3, të Kodit Zgjedhor dhe vendosi mosregjistrimin e Nano si kandidat.
/k.s/j.p/





















