Ballina Bota

FOKUS – Blinken: Kërcënimi rus rrezik për gjithë globin, jo vetëm për Ukrainën

UASHINGTON, 24 janar /ATSH-UKRINFORM/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është i bindur se çështja e kërcënimit rus duhet të jetë shkak për shqetësim për të gjithë botën dhe jo vetëm për Ukrainën dhe Perëndimin.

“Ky është një shqetësim që duhet të shtrihet jo vetëm në Evropë dhe SHBA, por në një farë kuptimi duhet të shqetësojë të gjithë botën, sepse ajo që është në rrezik këtu nuk është thjesht marrëdhënia midis Ukrainës dhe Rusisë apo edhe midis Evropës dhe SHBA”, theksoi Blinken.

”Në lojë janë parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare që kanë ruajtur paqen dhe sigurinë që nga luftërat e fundit botërore, Lufta e Ftohtë e deri sot”, shtoi ai.

Blinken theksoi se këto parime përfshijnë idenë se ‘’një vend nuk mund të ndryshojë kufijtë e një vendi tjetër me forcë, nuk mund t’i diktojë zgjedhjet e tij atij vendi dhe nuk mund të ushtrojë ndikim për të nënshtruar fqinjët e tij’’.

”SHBA është e vetëdijshme për mjetet që Rusia mund të përdorë, përfshirë një operacion të rremë për të krijuar një pretekst për pushtim, por Uashingtoni ia bëri të qartë Moskës se në këtë sulmi do të ketë një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar”, deklaroi kreu i DASH-it./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në prill i japim vendit një President normal, këshillohemi me qytetarët për emrin e ri
Artikulli tjetërNdërhyrjet kardiake, histori suksesi në Spitalin e Shkodrës