Ballina Bota

BM – Johnson: Pushtimi i Ukrainës fatkeqësi për botën

MADRID, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Një veprim hipotetik ushtarak rus në Ukrainë do të ishte një fatkeqësi jo vetëm për Moskën, por edhe për gjithë planetin, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson.

Johnson përsëriti për të disatën herë paralajmërimin e drejtuar së bashku me aleatët perëndimorë përballë Kremlinit.

“Nëse Rusia kryen një sulm në Ukrainë, të çfarëdo përmasave, unë mendoj se do të ishte një fatkeqësi, dhe jo vetëm për Rusinë, do të ishte një fatkeqësi për botën”, theksoi Johnson.

”Britania e Madhe mbetet e vendosur fort për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi Johnson./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKongresi i Lushnjës hapi punimet si sot 102 vjet më parë
Artikulli tjetërReshje shiu dhe dëbore gjatë natës, ARRSH: Nuk ka probleme me qarkullimin