BRUKSEL, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian do të shfuqizojë tarifat për makinat dhe produktet industriale nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë të njëjtën gjë mbi baza reciprociteti, deklaroi sot komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom.
“Ne jemi të gatshëm t’i zbresim tarifat tona deri në zero nëse kjo gjë është e dyanshme”, tha Malmstrom gjatë një takimi me komitetin e Parlamentit Europian për Tregtinë.
Të dy palët pritet të takohen për të hartuar një projektmarrëveshje.
Këto bisedime pasojnë një takim të korrikut midis presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington, kur një mosmarrëveshje tregtare më e gjerë u evitua.
Trumpi kishte kërcënuar se do rriste tarifat për eksportet e makinave europiane përveç tarifave të çelikut dhe aluminit që SHBA tashmë i kanë vendosur.
Një deklaratë e publikuar pas kësaj takimi përmend heqjen e mundshme të tarifave, barrierave jo tarifore dhe subvencioneve për mallrat industriale, por përjashton automjetet. Deklarata e Malmstrom këtë të enjte sugjeron se ka hapësirë për një marrëveshje më përfshirëse.
Nëse kjo do të ndodhë, tha Malmstrom, të dy palët mund të gjejnë një mënyrë për lehtësuar exportet amerikane të gazit natyror të lëngshëm në Evropë. Por kjo duhet të negociohet rast pas rasti me shtetet anëtare, vuri në dukje ajo.
Malmstrom shtoi se duhet një vit për të arritur një marrëveshje. Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa të reja për BE-së gjatë kësaj periudhe, BE-ja “do të ndërpresë menjëherë bisedimet” dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë./ /sm/ a.jor.













