Ballina Flash

“Jo në emrin tim”, protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales

PRISHTINË, 20 shtator/ATSH/ Emigrantë të shumtë shqiptarë protestuan në kryeqytetin  e Austrisë pasditen e së dielës, duke kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në këtë protestë në Vjenë mbizotëruan thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.

Protesta ka pasur edhe në shtete të tjera, ndërsa në Prishtinë sonte prej orës 21:00 do të protestohet për të pestën natë me radhë.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Dy piktura të panjohura të Monet dalin në ankand 
Artikulli tjetërISSH paralajmëron qytetarët për SMS mashtrues: Mos klikoni në link dhe mos jepni të dhëna personale