Ballina Aktualitet

Spiropali pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ndikim pozitiv për Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Hadi Sinirlioğlu, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran.

Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë, si “një partner kyç për mbështetjen e komisioneve parlamentare e deputetëve, hartimin e dokumenteve strategjikë, modernizimin dhe rritjen e eficencës së shërbimeve parlamentare. Shqipëria ka shpallur si objektiv strategjik anëtarësimin në BE brenda viti 2030.

“Anëtarësimi i Shqipërisë do të ketë një ndikim pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke pasur rolin dhe kontributin e Shqipërisë si një faktor zhvillimi, integrimi e stabiliteti në rajon. Organizimi në Tiranë i Samitit të Komunitetit Politik Europian është tregues i progresit të Shqipërisë drej integrimit europian si edhe i prestigjit të lartë dhe rolit të saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”, nënvizoi Spiropali.

Kryetarja Spiropali e falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm Sinirlioğlu për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe nënvizoi se Kuvendi do të analizojë me kujdes gjetjet dhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR-it. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHelloSafe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025
Artikulli tjetërHapen aplikimet për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi