Ballina Flash

Osmani takon Prattipati-n, diskutojnë mbi sigurinë dhe hapat drejt formimit të qeverisë

PRISHTINË, 20 mars/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda u fokusua në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, emisarit special evropian për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesve ushtarakë të SHBA-ve, si dhe vizitën e presidentit të Letonisë.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.

Osmani dhe Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes. Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBotërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka
Artikulli tjetërSpiropali takim me gratë kryeparlamentare të KiE: Kontribut në luftën kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes