Ballina Aktualitet

Lufta antikanabis, prefekti Jole: Qarku i Korçës, territor me risk të ulët

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole mblodhi sot taskforcën antikanabis, ku në takim ishin të pranishëm drejtori i Policisë Vendore Korçë, Erion Ahmeti dhe trupën drejtuese të policisë, drejtori i departamentit të Policisë së Kufirit, Drejtues i Lartë Sajmir Boshnjaku dhe drejtori për Krimet Ekonomike dhe Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Gentian Ndoi.

Fokusi i këtij takimi ishte puna e bërë deri tani nga të gjitha këto struktura kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në qarkun e Korçës.

Sipas Joles, nga vlerësimet e Policisë së Shtetit rezulton se situata me kanabisin për qarkun e Korçës nuk paraqet problematika serioze, ndërsa ky qark kategorizohet si territor me risk të ulët.

“Në takim trajtuam ecurinë e masave të marra në zonat me risk për vijimin e fushatave sensibilizuese në çdo njësi administrative dhe kontrolleve sistematike për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, thekson Jole.

Prefekti i Korçës, thekson gjithashtu se në këtë takim është diskutuar edhe detyrimi i institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla, si një prioritet konstant për këtë qark.

Në takim gjithashtu merrnin pjesë nënprefektët, drejtues të institucioneve shtetërore, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe përfaqësuesi i Prokurorisë Korçë, Enea Babameto.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nëse SPAK dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë
Artikulli tjetërDelegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në “Biofach 2025”