Ballina Aktualitet

Tirana 105 vjet kryeqytet, Begaj: Kryeqendra e shqiptarisë

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Sot Tirana kremton 105-vjetorin e shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë.

Presidenti i vendit Bajram Begaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 105-vjetorit të Tiranës ka uruar qytetarët për këtë ditë të veçantë.

“105 vite kryeqyteti i çdo shqiptari që vendosi të gjitha ndjesitë dhe dijet për ta bërë atë kryeqendrën e shqiptarisë, pa kohësi dhe gjithëpërfshirës. Gëzuar 105!”, shkruan Begaj.

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 janar 1920) u vendosën më 11 shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në janar 1925.

Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë mosprania e forcave të huaja (pushtuese), pozita gjeografike në qendër të vendit, patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës dhe ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë
Artikulli tjetërRama: PS është me 800 mijë vota, në 11 maj do të afrohet në 1 milion